Orientim në karrierë

MyFutureChoice

Testi më i mirë në Britaninë e Madhe për zgjedhjen e degës së duhur të studimit.

Cilat janë pikat e forta që ju keni?

Si lidhen ato me interesat tuaja?

Të njiheni me aftësitë tuaja më të mira është një avantazh.

Zbulo më shumë duke filluar aventurën drejt karrierës tënde këtu.

MyCareerChoices

Për nxënësit e moshës 14-16 vjeç

Ndihmon studentët të zgjedhin degën e studimeve dhe karrierën e duhur!

Testi MyCareerChoices i ndihmon studentët të identifikojnë fushat dhe programet e përshtatshme për ta, të zbulojnë se si mund të zhvillojnë aftësitë dhe të marrin informacion të detajuar rreth fushave specifike që ata kanë interes, të marrin vendime për të ardhmen e tyre, si edhe të kuptojnë rëndësinë e degës dhe karrierës që ata dëshirojnë. Duke analizuar përgjigjet idividuale të çdo nxënësi, testi përgatit një profil në bazë të interesave duke marrë parasysh 40 fusha. Përveç kësaj, ai siguron qasje në MyCareersRoom – një platformë të personalizuar online, ku studenti do të jetë në gjendje të eksplorojë në detaje rezultatet e testimit.

Testi është i përshtatshëm për nxënësit në klasat 9, 10 dhe 11.

Çmimi i paketës MyCareerChoices:
60 Euro

  • Testim
  • Merrni rezultatet me shkrim
  • Interpretimi i rezultateve së bashku me konsulentet e arsimit
  • Kosulencën për aplikimet në universitete

Testi është i ndarë në dy pjesë:

  1. My Aptitude: 7 grupe ushtrimesh (kohëzgjatja: rreth 1 orë 30 minuta) ofrohet falas për paketën MyCareerChoices
    1. Arsyetimi Abstrakt – Teston aftësinë për të dalluar tendencat abstrakte
    2. Arsyetimi Numerik – Teston aftësinë për të njohur marrëdhëniet dhe modelet numerike
    3. Arsyetimi Verbal (Anglisht) – Teston aftësinë e kandidatit për të përdorur konceptet verbale logjike në anglisht
    4. Drejtshkrimi (Anglisht) – Vlerëson saktësinë drejtshkrimore
    5. Llogaritja Aritmetike – Teston aftësinë e kandidatit për të përdorur llogaritjen aritmetike shpejt dhe me saktësi
    6. Arsyetimi Hapësinor – Vlerëson aftësinë e kandidatit të mendosh në terma dy-dimensionale dhe tre-dimensionale, duke punuar shpejt dhe saktë, teston shpejtësinë dhe saktësinë e kandidatëve në përputhjen e simboleve alfanumerike

  2. Questionnaire: 300 pyetje me përgjigje të mundshme po, jo, mbase (kohëzgjatja: rreth 50 minuta). Për studentet që nuk janë akoma të sigurtë çfarë duan të studiojnë dhe çfarë drejtimi do të marrin në jetë.

MyUniChoices

Për nxënësit e moshës 16-18 vjeç

Ndihmon studentet të bëjnë zgjedhjen e duhur për vendin dhe universitetin e duhur!

Testi MyUniChoices analizon interesat e studentëve dhe ofron një listë të fushave të studimit, programeve dhe institucioneve që i përshtaten. Ai i ndihmon ata të kuptojnë kërkesat e secilës fushë dhe sugjeron opsione praktike, duke përfshirë edhe ato opsione që studentët nuk i kanë konsideruar me parë. Përgjigjet e ofruara nga testi vijnë si një libër që përfshin: një listë të 6-8 fushave të para, programeve, institucioneve dhe universiteteve, programet dhe analizën e tyre si edhe shumë burime të tjera informacioni të dobishme.

Testi është i përshtatshëm për klasën e 12-të, por mund të zhvillohet edhe nga nxënësit në fund të klasës së 11-të.

Çmimi i paketës MyUniChoices:
60 Euro

  • Testim
  • Merrni rezultatet me shkrim
  • Interpretimi i rezultateve së bashku me konsulentët e arsimit
  • Konsulencën për aplikimet në universitete ose shkolla të mesme
  • Për studentët që e kanë vendosur çfarë dege duan të studiojnë por nuk e dinë ende cilin shtet dhe universitet të zgjedhin